Ibrahim Ceka: PDK-ja do të rithemelojë ministrinë e diasporës

Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 08 February 2021
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ibrahim Ceka të dielën ishte në Kaçanik së bashku edhe me kryetarin e kësaj partie, Enver Hoxhajn.
Ceka nga Kaçaniku ka thënë se PDK-ja do të rithemelojë ministrinë e diasporës, shkruan Gazeta inFokus.
“PDK-ja është vlerë kombëtare dhe historike. Është PDK-ja ajo që gjithmonë e ka pas parasysh mërgatën si pjesë dhe masë shumë emocionale dhe e rëndësishme e shtetit dhe asnjëherë nuk e ka harruar mërgatën. Një nga zotimet e PDK-së është se do të ri themelohet ministria e Diasporës dhe diaspora do të përfaqësohet në institucionet e shtetit”, ka thënë Cekaj.
Ndërsa ai nuk e ka filluar fjalimin e tij pa përshendetur edhe të gjithë ata që dhanë jetën, e familjen për lirinë e Kosovës.
“Nuk mundemi pa i përmendur edhe ata të cilët kontribuuan që ne të jemi sot këtu dhe të krijojmë shtetin që dikur kishim vetëm ëndërr për të. Prandaj të nderuar eprorë, komandantë, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës u jemi mirënjohës përjetësisht. Vetëm duam të iu përkujtoj se e kemi për obligim nderin dhe respektin për ju deri sa të ekzistojë ky shtet”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku nuk përjashto...
-
Peci: S’duhet hedhur poshtë propozimin që më 15 qershor të ketë zgjedhje të reja
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se propozimi i dhënë nga...
-
Nesër seanca, Çitaku: Kurti t’i nënshtrohet ligjit, të japë dorëheqje me shkrim, pastaj e votojmë raportin për mandatet
Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mba...
-
Presidentja thotë se po punohet edhe me shtete tjera për ta zgjeruar aleancën e lidhur me Shqipërinë e Kroacinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit De Riu: Shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirës...
-
MKRS i reagon Ramës për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Ka filluar pa leje, institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë shkeljet e Komunës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinë...
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura
“Situata alarmante” e vendosur nga Këshilli i Shtetit të enjten u largua të p...
-
Abdixhiku i jep lamtumirën ambasadorit italian Antonello De Riu: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pj...
-
Pas mbylljes së çështjes dorëzohen prova të reja në Speciale, Çerkini: Tentativë për ndikim në vendimin për lirim
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini, e ka quajtu...
-
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Trump: Askush nuk po na mashtron në bisedimet për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë....
-
Gjykata shpall fajtor qytetarin që e kërcënoi, Mehmetaj: Mos kërcënoni në Facebook, se ndryshe prej Albin Kurtit – ju dënoheni
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në ...