Sport

Ibra për Raiolan: Po më shtrydh qindarkën e fundit!

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 06 August 2018

Zlatan Ibrahimovic përbën lajm edhe atëherë kur nuk ka lajm. Sulmuesi suedez, aktualisht pjesë e Los Angeles Galaxy në MLS, ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet i shtrirë në palestër dhe mbi të qëndron Mino Raiola. Komenti i 36-vjeçarit, lidhur me foton është vërtet ngacmues. “Kur menaxheri yt mundohet të shtrydhë edhe qindarkën e fundit…!”

Në fakt, Mino Raiola njihet si një nga menaxherët më problematikë, madje në raste të veçanta futbollistët kanë kërkuar edhe prishjen e marrëveshjes me të, sepse ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me klubet ku kanë luajtur.

Por ky nuk është rasti i Ibras. Gjiganti suedez është shumë i kënaqur me menaxherin i tij. Ka luajtur me ekipet me të mëdha në Europë, që nga Ajaksi i Amsterdamit, Juventusi, Interi, Barcelona, Milani, PSG e Manchester United, paratë nuk i kanë munguar, e çfarë mund të kërkonte më shumë nga Raiola?

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera