Lajme

Ibishi: Vuçiqi nuk kishte guxim ta fuste ushtrinë në Kosovë, prandaj po bën luftë hibride

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 27 September 2023

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e imiton diktatorin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ibishi tha se Vuçiqi nuk ka guxim ta fus ushtrinë në Kosovë, për këtë arsye sipas tij po e përdor luftën hibride, duke i përdorur terroristët që të krijoj kriza në Kosovë.

“Vuciqi po luan rolin e Putinit të vogël në Ballkan me detyra prej Rusisë, me insistim të luftës hibride, nuk ka guxim të ndërhyjë me forca e të bëjë invadim në Kosovë. E ka përdor luftën hibride duke ngritë ekstremistë apo grupe terroriste, qoftë lokal apo tjetër me qëllim të bëj kryengritje. Këtë tezë duhet me shfrytëzu në këtë moment, duke ia atribua organeve profesionale, hetuesisë dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar”, tha ai.

-Advertisement-

Nuredin Ibishi, i cili tha se veprimet e Policisë së Kosovës, në Banjskë, kanë qenë për t’u marrë shembull.

“Përgjigja e policisë ishte profesionale, vendimtare në vetëmbrojtje, jo me qëllim të krijojë vrasje të mëdha, pra ta shpartalloj grupin terroristë, të cilët ikën në drejtim të kufirit serb, në Serbi. Epilogu është që një grup i strukturuar mirë, thonë 30 por duhet të jenë më shumë. Policia e ka dhënë provimin jashtëzakonisht mirë… tash kemi mbetur të merremi me pasojat e saj. E kemi një hero, Bunjakun  i cili është vrarë dhe Albanin i cili është plagosur”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera