Ibishi: Lista Serbe mund të nisë tensione të reja për t’i penguar zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 30 March 2023
Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ende pa kryetarë për shkak të dorëheqjes që bënë serbët, pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se do të ketë shqiptim të gjobave për vozitësit e veturave me targa ilegale.
Zgjedhjet që ishin planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar, u shtynë për shkak të tensioneve dhe barrikadave që kishin ngritur grupet kriminale në veri të dirigjuara nga Beogradi.
Tani kur ekziston një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, duket se janë pjekur kushtet që më 23 prill, të mbahen zgjedhjet e lira në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Mirëpo subjekti që zakonisht i fiton zgjedhjet në këto katër komuna “Lista Serbe” nuk do të marrë pjesë kësaj radhe, gjë që ka nxitur edhe reagimin e shteteve të QUINT-it.
“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe të rregullt është thelbësore. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e përbashkët të QUINT.
Lista Serbe e ka justifikuar vendimin për mospjesëmarrje në zgjedhje me arsyetimin se ka pasur “dhunë të vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke privuar serbët nga të gjitha të drejtat”.
Megjithëse faktori ndërkombëtar kërkon që këto zgjedhje të mbahen dhe palët të shmangin dhunën, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se mund të ketë tensione të reja në veri të vendit.
Në një intervistë për Klankosova.tv, ai ka vlerësuar se është pikërisht Lista Serbe ajo e cila mund t’i aktivizojë ekstremistët e saj në mënyrë që t’i pengojë zgjedhjet e lira dhe demokratike.
“Derisa nuk e merr një epilog kjo marrëveshja në Ohër dhe problemi që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi rastin të aplikojë përmes KQZ-së në këtë afatin plotësues, mendoj që kjo mund të sjell tensione apo eventualisht një mundësi të një prolongimi të afatit të zgjedhjeve”.
“Çështja tjetër është që nga aspekti i sigurisë – Lista Serbe mund t’i ngritë ekstremistët në veri duke krijuar tensione të reja”.
“Edhe vendosja e barrikadave nuk përjashtohet, por çështja që mund te jetë kryesore është pengimi në zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Ajo kërkesa e QUINT-it për zgjedhje demokratike mund të pengohet nga Lista Serbe”.
Ai shton se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të jenë konsisentë në zbatimin e të gjitha procedurave që këto zgjedhje të mbahen edhe kur dihet se Lista Serbe qëllimisht e ka humbur mundësinë që të jetë pjesë e këtij procesi.
“Natyrisht se Lista Serbe i ndërlidh këto zgjedhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kjo ka qenë një prej kërkesave. Për çdo presion në veri, ata si pretekst e kanë përdoruar asociacionin. Por unë mendoj që kjo çështje nuk ndërlidhet me asociacion sepse kjo ka të bëje me katër komunat në veri dhe e jo për dhjetë komunat me shumicë serbe”.
Megjithatë, ai vlerëson se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta mbajtur rendin dhe qetësinë publike.
Kështu është përgjigjur edhe Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së në një pyetje të Klankosova.tv duke thënë se policia me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Të tjera
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...