Ibishi: Është pritur të ketë tensione në veri, ndërkombëtarët të arrijnë një zgjidhje me kryetarët
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 29 May 2023
Kryetarët e rinj shqiptar në tri komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq janë duke u përballur me vështirësi gjatë punës së tyre në objektet komunale, kjo për shkak se serbët lokalë atje po tentojnë të hyjnë më forcë në këto objekte.
Pas zhvillimeve të së premtes, ku serbët sulmuan policët dhe krijuan barrikada në rrugë, ata po vazhdojnë me protesta të dhunshme edhe gjatë ditës së sotme.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se është pritur që të ketë tensione në veri pas marrjes së detyrës nga kryetarët e rinj shqiptar.
Megjithatë, ai shpreson që të arrihet një zgjidhje sot në takimin që kanë kryetarët me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
“Është paraparë dhe mendoj që zhvillimet kanë me qenë me tensione në kuptim të asaj që serbët shtyhen nga Serbia. Serbët tentojnë të pengojnë punën e kryetarëve të tri komunave, Sot është takimi i kryetarëve me ambasadorin amerikan, shpresoj të arrihet një qëndrim rreth mbarëvajtjes së punës në katër komuna”, theksoi ai.
Ibishi mesa tjerash tha se kryetarët e rinj do të koordinohen me faktorin ndërkombëtar se ku do të vazhdojnë procesin e punës.
“Do të jetë tensionuese se si dot ë zhvillojnë kryetarët e rinj punën në aspektin e sigurisë, se a do të shkojnë aty në selitë e komunave, apo në ndonjë vend tjetër ku dot ë koordinohen me fajtorin ndërkombëtar, apo do ë vazhdohet me prezencë në komunave, ku do të ketë protesta të vazhdueshme të serbëve të shtyrë nga Beogradi”, u shpreh ai.
Ibishi theksoi se Polica e Kosovës ka kryer punën e saj në mënyrë profesionale, duke përdor asistencë në vendosjen e kryetarëve në tri komunat veriore.
Siç tha Ibishi, Policia e Kosovës ka kapacitete që të vazhdojë me mbrojtjen e objekteve komunale, pasi që tensionet nga serbët lokalë do të vazhdojnë, duke shtuar se mbetet që të shihet se në çfarë formash do të veprojnë tutje serbët.
Nga tensionet e së premtes në veri u lënduan pesë policë si dhe u dëmtuan katër vetura zyrtare.
Zhvillimet në komunat veriore nxitën reagime të shumta nga BE dhe SHBA, të cilët kërkuan të mos ketë përshkallëzim të situatës dhe të mos ketë provokime nga asnjëra anë.
Në anën tjetër, udhëheqësit e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë thënë se ligji dhe rendi duhet të jetë në gjithë vendin, teksa kanë ftuar serbët lokalë të bashkëpunojnë më kryetarët e rinj shqiptar. /Telegrafi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...