Lajme

Ibish Neziri me emër e mbiemër përmend shqiptarët e UDB-së që e keqtrajtuan

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 31 July 2024

Ibish Neziri, ish i burgosur politik dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare, ka rrëfyer për arrestimin dhe torturat nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së jugosllave. Arrestuar në Bardhaniq të Gjakovës, Neziri u keqtrajtua fillimisht nga Faton Zhubi dhe Sejfullah Sahatçiu, dhe më pas u dërgua në Pejë për hetime të mëtejshme nga Mehmet Haski, Mehmet Loci dhe Ajet Gashi. Ku vazhdoi tortura nga UDB-ashët shqiptarë.

-Advertisement-

Neziri, ka treguar për momentet e arrestimit dhe keqtrajtimit nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Shërbimit Informativ Jugosllav, të njohur si UDB-a.

Neziri u arrestua më 19 nëntor 1980 në Bardhaniq të Gjakovës për aktivitetet e tij kombëtare anti-jugosllave përmes degës së “Frontit të Kuq Popullor” në Pejë, duke u mbajtur dhe torturuar për gjashtë vjet në burg.

Faton Zhubi e Sejfullah Sahatçiu ishin shqiptarët e UDB-së që e arrestuan, teksa Neziri tregon në “Debat Plus” për ato momente të ftohta nëntori.

Zhubi e Sahatçiu ishin gjithmonë në komunikim me Qazim Rugovën, që atëbotë ishte shef i UDB-së për Gjakovë në lidhje me arrestimin e Ibish Nezirit.

“Policët kanë qenë nën komandën e Gjergj Biblekajt nga rajoni i Gjakovës. Një kohë ka qenë post komandant në Cermjan. Ndërkaq në atë kohë ka qenë zëvendëskomandant në Gjakovë, ka qenë polic, apo me emrin që e kanë merituar, milic.

Ndërkaq, nga UDB-bashët që kanë marrë pjesë në atë operacion kanë qenë Faton Zhubi dhe Sejfullah Sahatçiu.

Në momentin e arrestimit mi kanë lidhur duart, mi kanë vendos prangat në duar. Dhe më kanë nis drejt dyerve të oborrit. Kanë qenë të mëdha dhe isha me veshje të natës, pasi u zgjova nga gjumi dhe ta të lidhur për krah, njëri në njërin krah njëri në tjetrin më kanë nis drejt derës së oborrit. Edhe milicit kanë mbetur duke bastisur, ndonjë prej UDB-ashve ka qenë aty, po unë kam qenë në mesin e tyre.

Nëna ime edhe ajo e moshuar, shpejt ma ka dhuro një xhaketë dimri, binte një shi i imë, i ftohte. Më kanë nis ashtu nëpër terr drejt stacionit të autobusëve ngase aty i kishin parkuar automjetet.

Dhe kur kemi kemi arritur në “Qafë të Sukës”, është një perpjetëze e madhe, kanë komunikuar ne qendrën dhe i kanë operacioni është kryer me sukses. Nuk ka të vrare dhe as të plagosur. Komunikimi ka ndodhur në gjuhën shqipe. Mundet te kenë bisedar me Qazim Rugovën, këtë e kam njohur si emër, i cili ishte në atë kohë ishte shef i UDB-së për Gjakovë”, ka thënë Neziri.

E nga Sejfullah Sahatçiu e Faton Zhubi i kishin ardhur goditjet e para që ishin pikënisje torturës së tij në Gjakovë.

Pas disa orësh torturë në Gjakovë, Neziri u dërgua në Pejë nga një ekip i përbërë nga Mehmet Haski, Mehmet Loci dhe Ajet Gashi.

“Në Gjakovë rrugës nga Qafa e Sukës kanë filluar të gjuajnë me fjalë; Lëvdata Titos dhe sharja e tyre që ishin kundër Titos. Dhe kur kemi shkuar atje më kanë përplasur në një zyre dhe më pas pak, mua në trup nuk më kanë prekur më me bastis. Dhe po sa më kanë fut shkuar në atë zyre kam kërkuar që të shkoj në tualet, jo  pse kisha nevojë, por e kisha një letër në xhep dhe atë doja ta zhdukja. Dhe ata më dërguar dhe atë letër e kam shkuar. Në atë letër kanë qenë planet e aksionit, e kam shukur dhe kam dalë. Dhe me kanë kthyer në zyre dhe kanë filluar në pyetjet.

Shpulla e parë që e kam marrë prej DB-së është prej Sejfullah Sahatiçiu. Dhe shpullën e dytë e kamë marrë prej Faton Zhubit dhe aty kanë filluar torturimet në Gjakovë. Dhe pas 2 ose 3 orësh apo më shumë akne arrit një ekip nga Peja. Ka qenë Mehmet Haski, Mehmet Loci edhe nëse nuk gaboj Ajet Gashi. Edhe kur më kanë dorëzuar të pejanët këta të Gjakovës, Qazim Rugova i është drejtuar atij udhëheqësit me këtë punon me kujdes, sepse ky është i infektuar qysh herët, këtë si fëmijë e kemi zënë në kufi. Më kishin zënë në kufi duke provuar të iki në Shqipëri pasi e kam përfunduar klasën e 6 fillore”, ka shtuar Neziri.

Neziri ka përmendur, Demë Mujën e Mehmet Locin, si më të tmerrshmit që keqtrajtuan fizikisht dhe psikikisht gjatë qëndrimit në burgun e Pejës.

“Nga këtu fillojnë torturat fizike, rrahjet, shkelmimet, pështyrjet, grushtimet, kërbaçi, fallaki edhe kjo vazhdonte, netët pa gjumë e këto rrahje.

Kush ishte më i tmerrshmi me dhunën fizike? Demë Muja i cili jeton në Serbi diku, aty ka shërbyer deri më 1999. Ka qenë Hasan Jakupi, ka qenë Ajet Gashi. Këta që ke mund t’i njohësh nga afërsia nga vendbanimi kanë qenë më të kujdesshëm. Për Mehmetin (Loci), shumë fyes, ka përdor vazhdimisht gjuhë të pistë”, ka treguar ndër të tjera Neziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera