Lajme

“Iber Lepenc” ndan 10 mijë euro për ndihmë ndaj Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 27 November 2019

Ndërmarrja “Iber Lepenc” ka ndarë 10 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e tërmeteve.

Po ashtu kjo ndërmarrje ka shprehur ngushëllimin për të gjithë ata që humën më të dashurit, shkruan gazeta inFokus.

Në mbledhjen e X të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Iber-Lepenc” sh.a., nga Bordi i Drejtorëve dhe kryeshefi Ekzekutiv i kësaj Ndërmarrje, është marrë Vendim, që pas termetit të fuqishëm, i magnitudës 6.3 që goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë, respektivisht me 26.11.2019, si solidarizim me viktimat dhe ndihmë për shtetin shqiptar, të dhurohen 10000 (dhjetë mijë euro).Aty më tutje thuhet se Ndërmarrja Hidroekonomike “Iber-Lepenc” sh.a., shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata të cilët humbën më të dashurit e tyre duke e potencuar se pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, institucional por mbarëqytetar. Andaj, të kontribuojmë secili sido që të kemi mundësi në mënyrë që mijëra familje t’a tejkalojnë këtë moment dramatik.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera