Lajme

IBAS dhuron për fundvit 10 euro bonus për klientët e rinj

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 24 December 2021

Për festat e fundvitit IBAS ka vendosur të shpërblej të gjithë klientët e tij deri më datë 31 dhjetor 2021, duke iu dhuruar 10 euro bonus secilit klient që aktivizon llogarinë në IBAS. Ky bonus shfrytëzohet gjatë realizimit të pagesave, duke ua zbritur 1% nga shuma totale.

Si ta aktivizoni llogarinë në IBAS?

Pasi ta hapni llogarinë në IBAS dhe ta verifikoni identitetin tuaj, për të përfituar bonusin duhet ta aktivizoni llogarinë tuaj. Aktivizimi i llogarisë në IBAS bëhet në dy mënyra:

-Advertisement-

1. Online përmes aplikacionit të IBAS. Ky aktivizim bëhet duke transferuar së paku 1 cent nga llogaria juaj bankare në llogarinë tuaj në IBAS. Për ta bërë këtë, së pari duhet të hapni aplikacionin e IBAS dhe të klikoni mbi ikonën “mbush kuletën”. Nëse jeni klient i njërës nga bankat që shfaqen tek opsioni “mbush kuletën” në IBAS atëherë ju duhet të realizoni transfer brenda bankës, nëse jeni klient i ndonjë banke tjetër atëherë duhet të realizoni transfer kombëtar.

Pasi ta lexoni instruksionin shtypni ikonën “kopjo” te numri i xhirollogarisë tuaj bankare prej nga nisni transferin tuaj, pastaj vazhdoni me “mBanking” apo “eBanking”, tutje shtypni butonin “transfer brenda bankës”, shënoni numrin e llogarisë që keni kopjuar në IBAS ose bëni “paste”, shkruani shumën dhe te pjesa e përshkrimit shkruani numrin e telefonit me të cilin keni hapur llogari në IBAS dhe në fund konfirmoni transferin. Pas këtij veprimi do të pranoni njoftimin për pranimin e transferit.

Menjëherë pas këtij procesi bonusi do të transferohet në llogarinë tuaj në IBAS dhe do të mund ta përdorni gjatë realizimit të pagesave.

2. Fizikisht përmes nënshkrimit të kontratës në zyrat e IBAS. Këtë aktivizim mund ta bëni çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në ora 17:00.
Bonusin mund ta shfrytëzoni në të gjitha bizneset dhe organizatat që kanë marrëveshje me IBAS, në mbi 1000 pika të pagesës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera