IAPK-ja shpreh shqetësim ndaj rastit të dhunimit të një të dënuari në burgun e Dubravës
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 29 November 2024
Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese ka shprehur shqetësim ndaj rastit të dhunimit të një dënuari në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
E IAPK-ja ka përkujtuar detyrimet ligjore dhe standardet ndërkombëtare gjerësisht të pranuara se mbrojtja dhe siguria, shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme e të dënuarve derisa janë të privuar nga liria është përgjegjësi e autoriteteve të shtetit-institucioneve korrektuese dhe në këtë rast, në mënyrë specifike e Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Ky institut dëshiron të sjellë në vëmendje se në bazë të praktikës gjyqësore, tashmë ekziston një rast i ngjashëm në të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë në shtator të vitit 2023 ka bërë përgjegjës institucionet korrektuese për dështimin në sigurimin e mbrojtjes së të dënuarit nga të dënuarit e tjerë dhe i ka obliguar institucionet shtetërore (SHKK) që në emër të dëmit të shkaktuar palës paditëse (viktimës) t’i akordojë një shumë të caktuar të dëmshpërblimit.
“IAPK thekson se ky është rasti i parë në praktikën e sistemit gjyqësor të Kosovës ku institucionet shtetërore gjenden fajtore për lëshimin ose mos veprimin sipas përgjegjësive ligjore të sigurisë në institucionet korrektuese. Pra, përmes këtij aktgjykimi, konfirmohet përgjegjësia shtetërore në raport me mbrojtjen dhe sigurinë e personave të dënuar, derisa janë të privuar nga liria dhe nën përkujdesjen institucionale”, thuhet në komunikatën për media nga IAPK-ja.
Në frymën e kësaj, IAPK thekson disa hapa që institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të ndërmarrin në parandalimin dhe luftimin e incidenteve të tilla apo të ngjashme:
-Ministria e Drejtësisë dhe SHKK duhet të sigurojë se politikat e vendosjes së të dënuarve në bazë të kategorizimit të tyre të mbështetur në kritere thelbësore siç janë: rrezikshmëria, kohëzgjatja e dënimit, pesha e veprës penale, mosha e kryesit etj., zbatohen në mënyrë strikte dhe evitohen aq sa është e mundur incidentet apo pasojat e tilla.
-Po ashtu, SHKK duhet të rrisë programet e rehabilitimit dhe reintegrimit të të dënuarve; të rivlerësojë politikat dhe praktikat e ofrimit të sigurisë së të dënuarve; si dhe të ngrit kapacitetet profesionale për të zhvilluar një qasje më proaktive në parandalimin e këtyre rasteve.
Të tjera
-
Kryeziu e LVV-së: Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas p...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari
Policia në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, v...
-
“Nipi i pushtetit” që nuk foli 50 vite me dajën Besnik Bislimi, ia mësynë edhe Kosst-it
Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai k...
-
Osmani në kampin Bondsteel, falendëron ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre dhe që po festojnë larg familjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetin social Facebook ka publikuar ...
-
Vetura godẹt një 53 vjeçare në Prizren, dërgohet në QKUK
Një këmbësore është goditur nga një automjet në Prizren, gjatë kohës kur e nj...
-
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e mbajtur më 12.11.2024 ...
-
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, dyshohet se ka kryer vjedhje
Një grua po kërkohet për veprën penale “vjedhja” në Pejë. Policia e Kosovë...
-
Ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro grant edhe një anëtari të Vetëvendosjes
Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale,...
-
VV: Ushtria e Kosovës ka përjetuar transformim të jashtëzakonshëm
Vetëvendosje parti, e cila udhëheq me qeverinë, ka thënë se në katër vitet e ...
-
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka p...
-
Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdukurit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thën...
-
Arrestohen tre persona tё dyshuar për vjedhje, mbajtje të armëve dhe sulm në Pejë dhe Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, me datë 27/28.1...