Lajme

Ia zuri portën e pronës, fermeri ia bllokon BMW-në me rrethoja

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 01 April 2021

Një fermer i zemëruar iu hakmor një vozitësi që ia bllokoi portën e pronës së tij duke i montuar rrethoja metalike rreth veturës.

Këshilltarja nga Partia e Gjelbër, Emily Durrant, e cila e përfaqëson Lanngorsin në Uells, tha se turistët duhet t’i respektojnë hapësirat natyrore ku punohet, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha: “Është mrekulli të mirëpritet secili në Uells në këndin tonë të parajsës, por ju lus të mos bëheni budallenj dhe të parkoni vetura para portave të fermave.”

-Advertisement-

“Është hapësirë pune, jo vetëm vend zbavitës. Kur fermerët nuk mund të arrijnë te gjedhet e tyre, kjo i bën paksa të zemëruar. Me të drejtë”, shtoi ajo.

“Ne jemi shumë mikpritës ndaj vizitorëve, ata janë shumë të rëndësishëm për ekonominë tonë lokale dhe i sjellin shumë zonës, por njerëzit duhet ta respektojnë faktin që zonat rurale përbëhen nga peizazhet ku punohet dhe ato duhet të trajtohen si të tilla. Është njësoj si të parkosh para dyqanit të dikujt”, shkroi më tutje këshilltarja lokale.

Sipas saj, fotografia me veturën është zbavitëse, por mesazhi prapa saj është serioz, duke bërë thirrje që njerëzit të tregojnë konsideratë kur udhëtojnë drejt zonave rurale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera