Lajme

Ia sulmoi djalin, babai e ther me thikë të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 01 July 2023

Policia e Kosovës e ka arrestuar dy persona dje në rrugën “UÇK”.

Njëri nga të dyshuarit sipas policisë e ka sulmuar me thikë një person që ia ka sulmuar djalin e mitur.

I lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

-Advertisement-

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. UÇK, Prishtinë 30.06.2023 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera