Sport

I’a siguroi fitoren Kosovës U21 ndaj Andorrës U21, këto ishin fjalët e Dakut pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 13 October 2020

Mirlind Daku aktualisht është futbollisti më i mirë i Superligës dhe kombëtares së Kosovës U21, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i Ballkanit sonte realizoi golin e vetëm në fitoren e ‘Dardanëve’ ndaj Andorrës U21 me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes Daku ka treguar ndjenjën e të shënuarit gol për shteti e tij.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se nëse nuk ka lëndime do të vazhdoj me formë fantastike nëpër të cilën po kalon.

“Ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën. Jam shumë i gëzueshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu. Kemi luajtur mjaft mirë, kundërshtari nuk ishte i dobët, por i jemi qasur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e kaluam këtë sfidë. Do të vazhdoj të punoj kështu dhe besoj se do të vazhdoj me këtë formë të lartë. Nëse jam pa lëndime besoj se do të vazhdoj kështu. Në dy ndeshjet e fundit pres angazhim. Shpresoj shumë se do të dalim triumfues”, ka deklaruar Daku.

Sulmuesi nga Gjilani në pesë paraqitë me Ballkanin ka realizuar 10 gola, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të mirë në Kosovë në këtë fillim kampionati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera