Lajme

Ia sheh sherrin facebook-ut

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 23 May 2017

Me datën  22 maj 2017, rreth orës 11:00 në Mitrovicë, njësia e hetimeve me urdhër të Gjykatës kanë kryer kontrollin e një banese, ku jeton i dyshuari A. H.

Njësia e  hetimeve ka ardhur deri te informata pas postimit që kishte postuar veten i dyshuari A.H. në rrjetin social “Facebook” me pistolete në dorë, ku me urdhër të Gjykatës policia ka kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, dhe si provë materiale është konfiskuar një armë zjarri, Pistolet 7×65 dhe  6-fishek 7×65.

Pasi që i dyshuari nuk është takuar në shtëpi gjatë kontrollit, të njëjtit ju ka lënë ftesa nga hetimet që të paraqitet në stacion për intervistë.

-Advertisement-

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera