Lajme

Ia pa ‘hairin’ ngjashmërisë me Haradinajn, shpëtojë edhe nga dënimi në komunikacion

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 January 2018

Ndodh shumë herë që personat që nuk kanë lidhje familjare mes vete të ngjajnë shumë e madje edhe të ngatërrohen në publik.

E më e veçantë është kur përngjan në një figurë publike.

Rrahmon Haxhijaj, një qytetar nga Peja ka ngjashmëri të mëdha më kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Si në fytyrë ashtu edhe në trup, vështirë se mund t’i dallosh. Madje, ai shumë herë ia ka parë hairin duke e thirrur si ‘Rambo’.

-Advertisement-

Rrahmon Haxhijaj tregon për portalin arbresh.info se shpeshherë ngatërrohet nga qytetarët duke menduar se ai është Ramush Haradinaj apo vëllai i tij.

“Shpeshherë më ndodh që njerëzit të mendojnë që unë jam Ramushi. Po ua tregoj tre raste më interesante”.

“Kalimi i kufirit për Mal të Zi në kullë, kam kaluar pa kontroll. Policia kufitare më pyeti se a mos jam Ramush Haradinaj e unë i thash me shaka që jam vëllai i tij  dhe kalova pa kurrfarë kontrolle të dokumenteve.

“Rasti i dytë ka qenë në spital. Kam hy në spital jashtë kohës së vizitave në emër të vëllait të Ramushit.”

Haxhijajt i ka ndodhur që të shpëtojë edhe nga një dënim në komunikacion, pasi që policia ka menduar që ai e ka diçka të afërm kryeministrin Haradinaj.

“Rasti i tretë kam shpëtuar nga dënimi i policit në komunikacion vetëm se mendonte që unë e kam diçka Ramushin edhe pse i bojsha be që nuk e kam asgjë”, ka rrëfyer Haxhijaj.

“Përndryshe një pjesë e madhe e njerëzve që më njohin si figurë më thërrasin “Rambo” dhe një pjesë e madhe e tyre as sot e kësaj dite nuk ma dinë emrin e vërtetë dhe ka kohë që edhe vet jam adaptuar me ’emrin’ e ri sa që nganjëherë kur më thërrasin me emrin e vërtetë reagoj me vonesë”, thotë Haxhijaj.

Në shumë situata, rastet si këto ua sheh ‘hairin’ dhe të nxjerrin nga situata të ndryshme e sidomos kur e ke fatin të ngjasosh me një kryeministër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera