Ia mori 800 euro për testin e gjuhës gjermane, deklarohet fajtor
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 13 October 2020
I akuzuari për mashtrim, Anton Markaj, është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore Pejë, dega në Istog. Markaj ka thënë se ndihet fajtor për rastin e ndodhur, duke shtuar se i vjen keq për atë që ka ndodhur.
Ndërkaq, pas kësaj, palët kanë dhënë fjalën përfundimtare të tyre, ku prokurori Muharrem Bajraktari, i ka propozuar gjykatës që pranimi i fajësisë, pendimi i tij dhe mos bashkëngjitja e të dëmtuarit në ndjekjen penale të të pandehurit, këtij të fundit t’i merren si rrethana lehtësuese tek matja e dënimit.
“Nga pranimi i fajësisë së bërë nga i akuzuari dhe po ashtu nga provat vërtetohet se i njëjti e ka kryer veprën penale e cila i bie në barrë. Kërkoj nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtor për veprën e cila i bie në barrë, ta dënoj sipas ligjit. Po ashtu i propozoj gjykatës që ndaj të njëjtit të shqiptoj një dënim me gjobë efektive në proporcion me veprën e kryer dhe rrethanat e kryerësit, si dhe një dënim me burgim me kusht si preventiv për të ardhmen”, ka thënë prokurori Bajraktari.
I dëmtuari Ramiz Bajramaj, në fjalën përfundimtare ka thënë, se nuk kërkon që i pandehuri të ndiqet penalisht, duke shtuar se kërkon që t’i bëhet kompensimi i dëmit të pësuar si rezultat i veprimeve të pandehurit.
Ndërkaq i pandehuri, Anton Markaj në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar nga gjykata që t’i shqiptoi një dënim sa më të lehtë.
“Unë jam i gatshëm që ashtu siç vendos gjykata që t’i bëjë kompensimin e dëmit të dëmtuarit të pësuar si rezultat i veprimeve të mia. Po ashtu i premtoj gjykatës që në të ardhmen nuk do të merrem me këso veprash penale”, ka thënë Markaj.
Pas kësaj, gjykatësi Arben Mustafaj, tha se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 tetor 2020 nga ora 10:00.
Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 16 shkurt 2020, Anton Markaj akuzohet për veprën penale “mashtrimi”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria pretendon se i pandehuri më 22 prill 2019, në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin Ramiz Bajramaj, duke e nxitur atë që të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.
Sipas aktakuzës, i pandehuri rrejshëm i ka thënë të dëmtuarit, se në qoftë se paguan shumën prej 800 euro, shoqes së djalit të tij Shemsije Bajramaj do t’ia kryej testin e gjuhës gjermane për vizë në ambasadën e shtetit të Gjermanisë.
Në aktakuzë thuhet se, i dëmtuari të pandehurit fillimisht ia jep shumën prej 100 euro për kursin e gjuhës gjermane, 400 të tjera për garantimin e suksesit, e më pas edhe 400 të tjera pas përfundimit të testit, mirëpo siç thuhet aty, edhe përkundër kësaj, shoqja e djalit të dëmtuarit nuk e kalon testin, për çka edhe i pandehuri nuk u lajmërohet më atyre. /BetimipërDrejtësi/
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...