Lajme

Ia huq keq kandidati i VV’së për Vushtrrinë: Premton ‘fabrikë të grave’

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 03 October 2021

Kandidati i VV’së për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi ka bërë një huqje rreth premtimeve të tij elektorale sa ishte në një debat televiziv, shkruan Gazeta Metro.

Rexhepi i ftuar për të shfaqur programin e tij të fushatës bëri një premtim tepër të pazakontë.

Ai tha se do hapte një fabrikë, e cila sipas tij është një kryevepër.
Por ai e quajti atë ‘’fabrikë të grave’’, duke mos lënë të kuptohet qartë se për çka e kishte fjalën.

-Advertisement-

“Ndërsa kryevepër e këtij programi do të jetë edhe fabrika e grave”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera