Lajme

Ia huq Halil Matoshi, nuk e dinë kur ka ndodhë tragjedia e Tisës

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 13 August 2019

Takimi në mes të kryetarit të LDK-së Isa Mustafës dhe atij të Vetëvendosjes Albin Kurtit, u prit me reagime të shumta.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa iu përgjigj këtyre reagimeve duke të thënë që po vije një “Qeveri e Shpresës”, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, ndaj Mustafës, reagoi Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në largim Ramush Haradinajt.

-Advertisement-

Matoshi duke u munduar të shkruaj për dështimet e qeverisë Mustafa ia huq datës së tragjedisë në lumin Tisa.

“2014: Lexoni diçka Retro për Shpresën, me Sh-të madhe të shqipshkrimit!!! 120 mijë qytetarë të Kosovës braktisën vendin ilegalisht gjatë dhjetorit.  Ndodhi tragjedia në lumin Tisa”

Në fakt, tragjedia në lumin Tisa ka ndodhur në vitin 2009, ku kryeministër ishte Hashim Thaçi, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën në përpjekje për të kaluar kufirin Serbo-Hungarez./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera