Lajme

Ia dogjën djalin, rrëfimi I 75-vjeçarit kosovar që po kërkon drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 12 January 2020

Resmije Bytyqi, Murat Ademi, Fadil Fetiu e Reshat Ademi, janë këta katër persona të cilët ia morën jetën 44 vjeçarit nga fshati Peçan i komunës së Suharekës. Për vrasjen mizore, para më shumë se tri vitesh, ku vranë e djegën Abedin Bytyqin, për tre nga këta është shqiptuar dënimi, ndërkaq, Reshat Ademi është lënë i lirë. Baba i Abedinit po kërkon më shumë drejtësi për djalin.

Për këtë ai ka bërë ankesë edhe në Gjykatë të Apelit.

E ‘tradhtojnë” lotët sa herë që flet për djalin e tij, Abedinin. Për djalin që një herë u godit me mjete të forta, e në mënyrë mizore dhe barbare iu vu zjarri e më pas trupi i 44 vjeçarit aso kohe u hedhë në një gropë dhe u mbulua me dhe. Të gjitha këto i kishte kërkuar vetë gruaja e tij, Resmija, e cila është dënuar me 20 vjet burg. Ajo ka shtyrë djemtë e axhës së saj që ta vrasin dhe djegin burrin e saj.

-Advertisement-

Avdi Bytyqi, baba i Abedinit rrëfen me mllef ngjarjen që ndodhi në vitin 2016. Për ish-nusen e tij po kërkon burgim të përjetshëm.

75 vjeçari i cili mezi tregon për atë që ka ndodhur, nuk po mund të pajtohet me vendimin për dënimin e tyre, e që sipas tij, është i ultë në krahasim me veprën që kanë bërë.

Vendim ky që liroi nga dënimi një nga personat që morri pjesë në djegien e djalit të tij.

Për vrasjen e Abedinit, Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor gruan e tij, Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetiun.

Resmija, bashkëshortja e Abedinit është dënuar me 20 vjet burg, Murat Ademi si dorasi me 25 vjet burg, ndërsa Fadil Fetiu është dënuar me 12 vjet burgim. Derisa është lënë i lirë Reshat Ademi. Vëllezërit Murat e Reshat Ademi, akuzohen se më 6 tetor të vitit 2016, në fshatin Peqan të Suharekës, në bashkëkryerje, mizorisht kanë privuar nga jeta Abedin Bytyqin.

Ajo që ka përjetuar e ka lodhur shumë plakun 75 vjeçar, Avdi Bytyqi. Për drejtësinë e djalit të tij po gjen forcë, e po thotë se nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari derisa të vdes. Së fundmi ka bërë edhe ankesë në Gjykatën e Apelit në lidhje me vendimin.

Disa ia mbytën djalin, e shumë të tjerë po e ‘mbysin’ atë çdo ditë me ‘padrejtësinë’. Bytyqi po thotë se që nga ajo ditë kur morri vesh se djali i është djegur, po jeton me ankth.

Nga kjo ngjarje thotë se ka humbur edhe dhjetë anëtarë tjerë të familjes, ku nusja tjetër e djalit të tij, ishte motra e saj, dhe ka marrë fëmijët e ka dalur nga shtëpia.

Nga të gjitha veprimet prokuroria i akuzon Murat e Reshat Ademin për veprën penale të vrasjes së rëndë, Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale, ndërsa Resmije Bytyqin shtytje në vrasje.

Murat Ademi, sipas aktakuzës, kishte shfrytëzuar situatën kur i ndjeri po kryente disa punime në elektrikë në shtëpinë e Fadil Fetiut. Aty Murati nën kërcënimin e armës e kishte lidhur viktimën. Pasi e kishte lidhur, ai e kishte hipur viktimën në veturë dhe e kishte dërguar në një vend ku po priste Reshat Ademi.

Në këtë vend, siç përshkruhet në aktakuzë, dy të akuzuarit e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit. Sipas përshkrimit të prokurorisë, të pandehurit nuk ishin mjaftuar me rrahjen kur në mënyrë mizore viktimës ia kishin vënë zjarrin duke i shkaktuar dhimbje deri në shkaktimin e vdekjes. Të akuzuarit më pas e kishin vendosur viktimën në një gropë dhe e kishin mbuluar me dhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera