Lifestyle

Ia dhuron veshkën vjehrrës, e dashura e lë dhe martohet me dikë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 14 January 2022

Uziel Martinez, një Tik Toker nga Meksika ka treguar aventurën e tij më të fundit.Ai u bë i famshëm në vendin e tij pak muaj më parë pasi i dhuroi veshkën asaj që mendonte se do bëhej vjehrra e tij. Por vetëm një muaj më vonë, pas gjestit të tij human, e dashura e braktisi dhe u martua me një tjetër.

Uziel me anë të një videoje i tregon 43.000 ndjekësve të tij atë që i ndodhi.

“Ia dhurova një veshkë nënës së saj. Ajo më la dhe u martua muajin tjetër” thuhet në mesazhin e tij.

-Advertisement-

Videoja u bë menjëherë virale dhe mori solidaritetin e përdoruesve nga e gjithë bota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera