Lajme

I vrari në Tiranë ishte intervistuar për vrasjen që lidhej me emrin e Elvana Gjatës

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 15 November 2021

Dy ditë më parë (13 nëntor), Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku pas një atentati që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit, mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç.

Dy të rinjtë vdiqën në vend, në makinën e tipit “Audi A8”, pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri plumbash, shkruan Reporteri.

Por, kush është Erigers Mihasi, 32-vjeçari që mbeti i vdekur nga ky atentat?

-Advertisement-

Në vitin 2018, Mihasi ishte përfshirë në incidentin në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elio Hato nga truproja i Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.

Policia atë kohë mori në pyetje disa persona, e në mesin e tyre edhe Erigers Mihasin, 32-vjeçarin që e vranë dy ditë më parë, pasi ky i fundit kishte lidhje shoqërore me Ervis Martinajn.

Erigers Mihasit, atë kohë policia shqiptare mori deklaratën e tij, si dhe shenjat e gishtërinjve me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët e gishtave që kishin fiksuar ekspertët brenda lokalit “Monopol”.

Mirëpo, nga këto gjurmë nuk doli që të kishte ngjashmëri me gjurmët krahasuese që i ishin marë Mihasit në Polici, duke përjashtuar Mihasin si të përfshirë në këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera