I vjetruar dhe shqyer e në gjysmë shtizë flamuri te “Rrethi i Flamurit”

Autori: Islam Morina
20:18 | 07 June 2022
Tash e disa ditë flamuri kombëtar që është i vendosur te “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë vazhdon të mbetet i shqyer e në gjysmështizë.
Ligji Nr. 03/L-038, për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, rregullon edhe përdorimin dhe mënyrën e përdorimit të flamujve kombëtarë të të gjitha etnive në Kosovë, raporton Gazeta Infokus.
Neni 6 pika 6.1 e ligjit thotë se: “Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të përdorë flamujt kombëtarë në pajtim me këtë ligj dhe me legjislacionin tjetër në fuqi”.
Në bazë të këtij ligji, flamuri kombëtar nuk guxon të ekspozohet në publik nëse ai është i vjetruar apo dëmtuar, e që në rastin konkret flamuri te “Rrethi i Flamurit” edhe është i vjetruar edhe i dëmtuar”.
“Ndalohet vendosja publike e flamujve kombëtarë nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar”, thuhet në nenin 6 të ligjit, pika 6.4.
Për më tepër, si pasojë e mos kujdesit, flamuri kombëtar te “Rrethi i Flamurit”, ka rënë në gjysmështizë. Vendosja e flamujve në gjysmështizë bëhet vetëm me vendim të qeverisë dhe atë kur vendi shpallë ditë zie kombëtare.
“Në rastet e ditëve të zisë të shpallura në Republikën e Kosovës, flamuri shtetëror ngrihet në
gjysmështizë. Mënyra e vendosjes dhe heqjes së flamurit shtetëror përcaktohet me akt përkatës nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 8.1 të këtij ligji. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...
-
Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kade...
-
I nxehti i madh arrin në Kosovë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyj...
-
Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Lond...
-
Nëse i keni këto simptoma, rrezikoni të jeni të prekur nga kanceri në mushkëri!
Pulmologu i njohur, Shpëtim Thaçi, ka treguar disa nga simptomat kryesore të ...