Lajme

I vihet flaka sallës së sportit në Podujevë, lëndohen dy punëtorë të sigurimit

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 04 December 2019

Disa persona të panjohur i kanë vënë flakën një tube të parketit në sallën e sportit të shkollës “Fan Noli” në Podujevë.

Nga kjo, si pasojë e tymit janë lënduar dy punëtorë të sigurimit, shkruan gazeta inFokus.

Të njëjtit më pas janë dërguar për të marrë tretmanin mjekësor në Spitalin e Podujevës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të policisë./Gaztea inFokus/

Të tjera