Lajme

I vihen prangat prishtinasit që iu gjet kanabis dhe ishte në kërkim

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 28 January 2022

Një person është arrestuar të enjten në mbrëmje, pasi që policia i ka gjetur substanca narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë tek i dyshuari kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Gjithashtu policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit me inicialet J.G., është iniciuar një hetim për veprën posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

-Advertisement-

“Ndërkohë që ky i dyshuar ka qenë i kërkuar edhe me urdhëresë gjykate i njëjti pas arrestimit është dërguar në përmbushje të dënimit me burg, konform urdhëresës së sipër cekur”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera