I vetëm në zyre, Faton Klinaku përcjell gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 03 April 2023
Në Hagë të hënën fillon gjykimi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Këtë ngjarje do ta përcjellin live në OVL të UCK-së. Fatkon Klinaku që aktualisht është ushtrues detyre i kryetarit, bashkë më shumë ish-bashkëluftëtarë do ta përcjellin seancën bashkë.
Në komunikatën me sqarime për seancën e parë, Gjykata Speciale tregoi se për prokurorët kanë ndarë 5 orë.
Pas kësaj, 45 minuta i janë ndarë mbrojtësit të viktimave. Këtu edhe do të përfundojë dita e parë e gjykimit. Kurse të nesërmen do të deklarohet secili prej katër ekipeve të mbrojtjes së Thaçit e të tjerëve.
Plani i Speciales është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodh tek një javë më vonë, më 11 prill.
140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor
Derisa një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë lëshuar një komunikatë për media lidhur me procesin gjyqësor.
Në komunikatë thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.
“Duke filluar më 3 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë qëllim i janë caktuar më së shumti 5 orë. Më tej, është planifikuar që mbrojtësi i viktimave do të bëjë deklaratën e tij hyrëse që do të zgjasë më së shumti 45 minuta. Pas mbrojtësit të viktimave, do të bëjnë deklarata hyrëse secili prej katër ekipeve të Mbrojtjes. Është planifikuar që këto deklarata të bëhen më 4 prill”, raporton Ekonomia Online.
Pos tjera, në njoftim thuhet: “140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar”.
Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.
Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.v

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Shumë ...
-
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen në Holandë sot dhe nes...
-
Ushtria izraelite rrëzon dy dronë që dyshohet se janë iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se dy dronë iu afruan territorit izraeli...
-
Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit para pak minutash
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku...
-
Tërmet në Shqipëri
Një tërmet ka goditur Shqipërinë para pak minutash. Sipas faqes “EMSC”, ma...
-
Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “nuk ka pasu...
-
Bajrami: Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Kurtit – po përdhos institucionet e Kosovës
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...