Sport

I vetëm kundër të gjithëve, budallallëku i tifozit të Wolves (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 09 April 2019

Tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme e sportit, por jo të gjithë tifozët shkojnë në stadiume për t’u zbavitur dhe për të mbështetur ekipin e zemrës.

Ka edhe tifozë me zero gramë tru, mjafton të shohim pamjet që vijnë nga Anglia, ku një tifoz i Wolves nisi të grindej me një grup tifozësh të Watford, pas përfundimit të përballjes në Kupën FA, fituar nga londinezët 3-2 në shtesa.

Në mënyrë të pakuptimtë, tifozi i Wolves sulmon disa tifozë pa asnjë arsye, derisa dikush “e palos” me grushte dhe të tjerë nisin e godasin me shkelma. Vetë “e kruajti”!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera