Lajme

I verbëri nga Kosova dhuron 100 euro nga pensioni si ndihmë për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 29 November 2019

Emisioni më i shikuar në trojet shqiptare n`Kosovë Show ka organizuar emision enkas për të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm i cili ndodhi në Shqipëri, e ku humbën jetën rreth 50 persona.

Në këtë emision është inkuadruar edhe një kosovar i verbër.

Ai ka dhuruar 100 euro nga pensioni i tij.

-Advertisement-

Jam i verbër, dua të dhuroi 100 euro nga pensioni i imi, dhe nuk dua të tregoi emrin, Allahu i ndihmoftë gjithë shqiptarët’ tha ai.

Ky moment preku shumë hoxhën Naçi i cili e falënderoj zemra këtë shqiptar nga Kosova për bamirësi.

Kujtojmë që në këtë emision edhe një veteran i UÇK-së dhuroi pensionin e tij për Shqipërinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera