Fokus

I treti brenda ditës i “rehatuar” në ndërmarrje publike me lidhje familjare në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 25 June 2021

Gazeta Infokus të premten gjatë ditës raportoi për dy raste të emërimeve në pozita të larta në ndërmarrje publike me lidhje të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ngjajshëm sikur në qeverisjet e kaluara, emërimet në ndërmarrjet publike po vazhdojnë edhe në qeverisjen Kurti.

Lexo edhe: Vazhdon punësim partiakë: Këta janë dy ortakët e një biznesi që u emëruan në bordet e ndërmarrjeve publike

-Advertisement-

Informatat e fundit që i ka siguruar Gazeta Infokus, tregojnë për kujdesin e ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, që rehatoi të afërmin e tij në pozitën e kryesuesit të ndërmarrjes publike “KRU Prishtina”.

Hyseni në qeverinë Kurti 1, ishte emëruar nga Albin Kurti, kryesues i po të njëjtës ndërmarrje, dhe kjo pati bërë shumë zhurmë në media.
Por kësaj here është treguar më i kujdesshëm, duke mos marrë pozitë në ndërmarrje publike.

Të premten, në ndërmarrjen e njëjtë, Evetar Zeqiri u emërua anëtar i bordit.

Pjesë e bordit janë Nora Tarfashiku kryesuese, dhe anëtarët Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri.

E ky fundit po del të ketë marrëdhënie familjare me kandidatin për deputet të LVV-së, Mentor Hyseni.

Gazeta Infokus mëson se Zeqiri, është vëllai i gruas së Mentorit.

Gazeta Infokus ka raportuar rreth punësimeve që u bënë nëper borde të ndërmarrjeve pubilike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera