Lajme

I tmerrshmi Vulin: Nuk kemi bërë gjenocid në Srebrenicë, ne mezi i mbijetuam gjenocidit ndaj nesh

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 12 July 2019

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Shib, i cili ka thënë se ‘në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid’.

Vulin thotë se ai nuk pajtohet me ambasadorin gjerman dhe se nuk mendon se ‘ai mund t’i tregojë Serbisë se çka është gjenocidi”, shkruan Vecernje Novosti, përkthen Periskopi.

“Pas eksperiencave të dy luftërave botërore, ambasadori gjerman nuk është një njeri që mund të na tregojë se çka duhet të bëjnë serbët ose jo dhe në veçanti se çka është gjenocidi”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Vulin ka thënë se populli serb ‘mezi ka mbijetuar dhe nuk ka kryer gjenocid’.

“Populli serb mezi i ka mbijetuar gjenocidit, ne nuk e kemi shkaktuar atë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera