Lajme

I thyhet shtëpia Avdullah Hotit – kërcënon hajnat

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 29 January 2020

Persona të panjohur i kanë thyer shtëpinë, Avdullah Hotit, avokat nga Malisheva.

E për këtë rast Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ai thotë që ky veprim ngjan me ata të paramilitarëve serbë, andaj edhe ka një paralajmërim për ata që i hynë në shtëpi pa ftesë.

“Me hajni nuk bëhesh i pasur o hajn, mbahu mirë ti që me vodhe shtëpinë, nëse kuptoj ndonjeherë se kush je, do të pendohesh që je gjallë! Veq Serbia na ka demolu keshtu shtëpitë”, është shprehur ai.

Ky rast po hetohet nga Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera