Lajme

I thyhen krahët Shpendit

Autori: Halil Berisha 23:11 | 06 October 2019

“T’i japim krahë Prishtinës”, ishte slogani i Shpend Ahmetit, kur kandidoi për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes.

Por, Shpend Ahmeti, u largua nga kjo parti, e u bë kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Kjo e fundit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme vendosi që në zgjedhje të garoj bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por, deri tash janë numëruar 78.41%, ku nga këto vota, ky koalicion, AAK-PSD, kanë marrë 11.61% të votave, gjë që nuk rezulton me ndonjë rritje të prekshme.

E duke e ditur që tradicionalisht AAK edhe kur garonte vetëm kishte nga 9 deri në 13%, rrezikon që PSD, të mos nxjerr asnjë deputet në legjislaturën e re./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera