Fokus

I thuri lavde Vitisë në ditën kur vdiqën 18 veta nga Covid-i, komentuesit e “gozhdojnë” Gërvallën

Autori: L.A 11:45 | 27 August 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka lavdëruar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, në ditën kur në Kosovë u konfirmuan 18 vdekje dhe 2.295 raste të reja me COVID-19.

Por, “heqja e kapelës” ndaj këtij ministri, i ka kushtuar asaj me “bombardim” nga komentuesit, shkruan Gazeta Infokus.

Mbi 90 për qind e komentuesve e kanë kritikuar ashpër Gërvallën, ndërkohë që një pjesë e tyre është lëshuar edhe në fyerje të rënda.

-Advertisement-

Një komentuese është lutur që Gërvallën ta ndihmojë Zoti pasi që “deklaratat dhe postimet e saj nuk janë serioze”.  

Një tjetër komentues ka ndier turp nga deklarata e saj dhe i ka sugjeruar Gërvallës që të përvjelë mangët për t’iu përveshur punës.

Ndërsa një qytetar tjetër ka ndier fyerja nga statusi i Ministrisë së Jashtme duke i thënë se nuk jemi në këtë gjendje që të na bëni të dukemi budallenj.

E një tjetër person ia ka përmendur Gërvallës se çfarë do të mendonte babai i saj ndaj këtij statusi.

Kujtojmë që babi i Donika Gërvallës është veprimtarit i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.

Kjo nuk është hera e parë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla merr komente negative nga qytetarët ndaj qëndrimeve të saj. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera