Lajme

“I thash mos u pafshim kurrë”, Ramë Buja tregon përshëndetjen e fundit me Ibrahim Rugovën

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 08 June 2022

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramë Buja ka treguar raportin e tij me ish-kryetarin e kësaj partie, Ibrahim Rugova gjatë kohës së luftës, kur edhe Buja kishte funksion të lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Buja në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer se një nga përshëndetjet e tij me Rugovën ka qenë shumë e ashpër, pasi kishte uruar që të mos shihen më kurrë.

“Takimin e fundit që kam pasur me Ibrahim Rugovën i pata thënë që ‘lufta ka filluar’ më patë kthyer që ‘mos, mos hyrë andej’, pastaj u patëm takuar në shtëpinë e tij, përshëndetja me të nuk ka qenë shumë e mirë kur jemi ndarë, sepse përsëri nuk besonte ai që është dikush që të guxojë që të bënte një rezistencë të tillë me armë. Pastaj jemi takuar në aeroplanin që do të nisej për në Rambuje, e ndarja jonë ka qenë e rëndë, pasi ndoshta ka menduar që ky Rama që po hyn në avion ka menduar që sdo të më flas, por unë kam shkuar dhe i kam folur të parit atij”, është shprehur ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndonëse raporti mes tyre tani më kishte një krisje, Ramë Buja tregon edhe një moment kur në avionin që po nisej për në Konferencën e Rambujesë, e kishte përshëndetur të parin Ibrahim Rugovën.

“Malit vlonte organizimi ushtarak, ndërsa ndërsa në qytet sikur s’ndodhte gjë. Kisha përshtypje pasi kisha kontakt me malin, nuk mund ta mendoja që dikush mund të thonte si njohim ata. Kjo ka qenë ndoshta edhe ajo pjesa kur unë kam pasur temperaturë të ngritur dhe i pata thënë që ‘shiko me këtë koncept, me këtë mendim unë me ty mos u pafshim më kurrë”. Por, pastaj më vonë në aeroplan u takuam, hyra unë i pari nga treshja e UÇK-së, dhe kam shkuar të parit i kam folur atij”, ka shtuar tutje ai.

Të tjera