Lajme

I thanë se ti do të vritesh i pari. Muhamet Mavraj tregon cila ishte dëshira e tij e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 01 October 2021

Sot janë bërë 24 vjet nga protestat studentore të mbajtura me 1 tetor 1997 në Prishtinë. Ndër protagonistët kyresor të kësaj ngjarje të madhe është Muahmet Mavraj, ish kryetar i Kuvendit Studentor.

Mavraj ka treguar momentin kur karvanin i studentëve u përball me kordonin e policisë serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Mavraj tregon se prijësit e kësaj proteste ishin bërë gati që të vriteshin. Atë e kishin paralajmëruar se do të vritet i pari. Mavraj duket se nuk e shqetësonte ky fakt. Kishte vetëm një dëshirë.

-Advertisement-

“Shumë njerëz me thanë ti do të vritesh i pari. Unë kisha dëshirë të vritem të jem i sinqertë. Ajo që mu më ka brejtë ka qenë, a do të kem pasardhës? I thash Driton Lajcit, ishalla e fejuara ime është shtatzëne”, ka treguar Mavraj në një intervistë për dokumentarin “Fundi i Heshtjes” që i kushtohet kësaj ngjarje. Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera