Lajme

I shumë kërkuari nga Policia në Pejë, “rrush” prej fotografive me Xhavit Halitin

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 14 April 2021

Driton Podrimqaku po kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulm ndaj një zyrtari policor gjatë ditës së sotme.

Polici i lënduar nga goditja me veturë gjatë ditës së sotme është hetues regjional në Drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë.

Burimet e Sinjalit thonë se në momentin kur Policia ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin(Driton Podrimqakun), ai ka ikur sepse dyshohet se ka qenë i armatosur. Sipas të njëjtave burime, i njëjti dyshohet se merret edhe me fajde.

-Advertisement-

“Nuk ka ende vendim që gastronomia do të hapet të hënën”

Shoqëria e Podrimqakut me Xhavit Halitin

I kërkuari nga Policia për sulmin ndaj policit siç duket ka shoqëri me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës nga Peja, Xhavit Halitin.

Një lexues ka dërguar disa fotografi ku Podrimqaku shihet nën shoqërimin e Halitit në disa raste.

Në dy prej fotove të dërguara nga sinjalizuesi, ata shihen së bashku në kafene, ndërsa në një foto tjetër shihen edhe me shumë persona të tjerë, në një fushë, mbi të cilën shkruan “UÇK”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për ndihmë nga qytetarët për kapjen e Podrimqakut, si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia ka shpërndarë edhe detaje ku përshkruhet i dyshuari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera