I shpëtoi shkarkimit, ja kujt duhet t’ja dijë për nder Panucci

Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 26 November 2018
Me vetëm 4 fitore (nga të cilat dy miqësore) në 14 ndeshje të drejtuara në pankinën e Shqipërisë, pozitat e Christian Panuçit ishin më të lëkundura se kurrë.
Një natë përpara sfidës ndaj Bale & Co, në “Elbasan Arena”, presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, i cili ka ndërmarrë një revolucion të gjërë sa i përket moshave kuqezi (pritet të shkarkojë të gjithë trajnerët), ka reflektuar gjatë sa i përket vendimit për të konfirmuar ose jo në krye të kombëtares së madhe italianin.
I zgjedhur, falë edhe këshillave dhe garancisë së presidentit të shoqatë së trajnerëve në Itali, Renzo Ulivieri, Panuçi priste të njihte fatin e tij dhe kjo ka ardhur pak orë përpara ndeshjes me djemtë e Giggs.
Por, çfarë e shtyu Dukën të vepronte kështu: aspekti ekonomik (Panuçi pretendon 140 mijë euro në rast se prishet kontrate në formë njëpalëshe), mundësia e vogël për të gjetur një zëvendësues kur eliminatoret nisin në mars, por sidomos basti personal që nuk dëshiron ta quajë të humbur.
Telesport është munduar të kuptojë më shumë në këtë histori dhe, pranë ambjentit të FSHF-së, ka zbuluar se personi i cili shtyu presidetin e futbollit shqiptar të vepronte kundërsens, duke mbajtur ish-mbrojtësin e Romës, Milanit dhe Realit në stol ishte paraardhësi i tij, Gianni de Biasi.
Duka ka darkuar me De Biasin një natë më parë dhe më pas janë ulur të konsumojnë edhe një kafe. Ish-trajneri kuqezi i ka kërkuar që të mos nxitohet dhe se duke zgjedhur rrugën më të lehtë, shkarkimin, do të fuste në kaos më shumë kombëtaren. Kjo për të ndalur edhe zërat që flisnin për një De Biasi që priste momentin për të rimarrë stolin.
Gianni ka votuar Panuçin dhe i ka këshilluar Dukës të bëjë të njëjtën gjë.

Të tjera
-
Haradinaj nuk beson se Kurti do të mund ta formojë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk beso...
-
‘Je suis Marine!’, disa politikanë bashkohen në mbështetje të Le Pen
BBC ka përmbledhur disa nga reagimet më të fundit nga kontinenti për dënimin ...
-
Studimi i fundit për Alzheimerin, rezultatet mund të ndihmojnë në identifikimin e ilaçeve më të mira
Procedura për pacientët me probleme të të menduarit dhe kujtesës mund të ndih...
-
Kurti në Gjermani, flet për mundësinë e investimeve në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndë...
-
Çfarë ndodh tani me Marine Le Penin dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë?
Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur faj...
-
Ndihmësi i Trump, Musk, reagon ndaj dënimit të Le Pen, sulmon “të majtën radikale”
Ndihmësi i Donald Trump, Elon Musk, e ka sulmuar ‘të majtën radikale’ për ‘ke...
-
Haskuka i VV-së: Nuk e dijmë nëse NISMA e voton Qeverinë
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur për Fr...
-
Kurti u krenua se si doli VV në komuna në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lushaku : Rryma 165% ma shtrejtë, ai po analizon harta
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka ripublikuar një hartë që tregon për rezul...
-
Kurti takohet me drejtorin e Bosch Rexroth në panairin e Hannoverit, e fton të vijë të investojë në Kosovë
Kryeministri Kurti u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth,...
-
Ish-amabasadori Spahiu: Kosovës i mungon lobimi në Kongres, Evropa të mos pres ndihmë nga SHBA-ja
“Në një moment kur na duhet më së tepërmi, na mungon lobimi në Kongres”. M...
-
Nisma: S’e dimë çka pret Kurti, por s’votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk marrim pjesën tonë të përgjegjësisë
Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt është e gatshme të bashkëpunojë me ...
-
Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur sot pa rrymë për disa orë
Banorët e disa lagjeve të Prishtinës të hënën kanë mbetur pa rrymë për disa o...