Lajme

I shitet qesja e plastikës me logo, qytetari denoncon Interexin

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 30 October 2023

Një qytetar ka denoncuar marketin Interex i cili gjendet në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë pasi që qesja e plastikës me logo iu faturua në faturë.

Qytetari e ka denoncuar këtë rast tek faqja në facebook “Vrojtuesit e Lagjes”, duke qenë se shitja e qeseve me logo është e ndaluar sipas vendimit të qeverisë për qeset.

“Ne Interex, magjistralja Prishtine-Fushe Kosove qeset shiten me logo gjë qe bie ndesh me ligjin. Inspektoriati i tregut duhet te bej punën e vet ne inspektimin e këtyre rasteve pasi marketet janë duke e keqpërdor shitjen e qeseve me logo”, shkruan qytetari.

-Advertisement-

Sipas vendimit të qeverisë për qeset thuhet se ato nuk mund të shiten më shumë se 5 cent dhe se nuk lejohet shitja e tyre me logo promovuese të produkteve apo dyqanit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera