Lajme

I sheh sherrin shpejtësisë, humbë jetën një person në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 16 September 2020

Në mesditën e të martës në fshatin Shale të Lipjanit ka ndodhur një aksident, ku ka humbur jetën një person.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë, i ndjeri nuk i kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, dhe është vetë aksidentuar.

-Advertisement-

“Raportohet se vozitësi mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, është vetë aksidentuar. Si pasoj e aksidentit, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Instituin e Mjekësisë Ligjiore për obduksion./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera