Lajme

I sëmuri rënkon në korridor, mjeket nuk i japin ndihmë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 17 January 2019

Një i moshuar, i cili kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e QKUK-së, ka mbetur duke u përpëlitur në karriget e korridorit, pasi mjeket nuk i kanë ofruar ndihmë, transmeton Gazeta inFokus.

Videot e postuara sot në rrjetet sociale, janë shpërnda dhe kanë komentuar nga qytetarët, pasi gjendja e të moshuarit duket të jetë e rëndë.

Videot janë postuar në Facebook nga qytetari Milazim Havolli.

-Advertisement-

Nuk është hera e parë që të sëmurit mbesin korridoreve të QKUK-së, apo klinikave mjekësore, duke mos u ofruar ndihmë mjekësore, pasi mjekët që nga fundi i vitit të kaluar kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ngritje të pagave. Për shkak të mos ofrimit të ndihmës mjekësore, në disa raste janë raportuar sulme fizike ndaj personelit mjekësor që nuk ka pranuar të ofrojnë ndihmë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera