Rozë

“I sëmurë mendërisht”, Elton John rrëfen të pathënat e jetës së Michael Jackson-it

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 14 October 2019

Elton John e ka cilësuar yllin e popit, Michael Jackson si “të sëmurë mendërisht” në librin e tij më të ri me kujtime, titulluar “Me”.

Në veprën në fjalë, John ndalet gjerësisht te Jackson-i. Në një nga fragmentet e librit, Elton përshkruan gjendjen mendore të artistit.

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, shprehet John.

-Advertisement-

Libri pritet të publikohet të martën por disa media ndërkombëtare kanë mundur të sigurojnë një kopje të tij.

Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve.”

Ju kujtojmë se Michael u nda nga jeta në vitin 2009.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera