I sanksionuari i Amerikës, Vulin po kërkon me çdo kush anëtarësimin e Serbisë në BRICS: BE po e kërkon njohjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 19 February 2024
Njeriu i sanksionuar nga Amerika, i cili merr dekorata nga Rusia dhe akuzohet se i kreu punë të pisata Vladimir Putinit nëpër Serbi sa ishte shef i BIA-s serbe, po kërkon me ngulm që Serbia të antarsohet në BRICS dhe të jetë larg Bashkimit Evropian.
Themeluesi i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, tha se serbët më në fund duhet të kuptojnë se BE-ja nuk e do Serbinë brenda kufijve të saj ekzistues, si dhe se Perëndimi dëshiron të shfuqizojë RS-në dhe se po synon bashkimin e bendit, që është i ndarë
Vulin theksoi se duhet kuptuar se njohja e shtetit të Kosovës është parakusht për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe se sa më shpejt që serbët ta kuptojnë këtë, aq më shpejt do t’i drejtohen vetes dhe interesave të tyre.
“BRICS është një mundësi për Serbinë që të jetë në mesin e miqve, të cilëve nuk duhet t’i dorëzojë shtetësinë e saj në këmbim të gënjeshtrave të vazhdueshme” – tha Vulin.
Kur është fjala për masat e njëanshme të Prishtinës dhe reagimet e Perëndimit ndaj tyre, Vulin, deri vonë drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, ka theksuar se Perëndimi është në anën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe e mbështet atë në çdo gjë.
“Ndonjëherë ata nuk i përgjigjen nevojës së tij për të treguar forcë, por kurrë nuk do t’i mohojnë ndihmën dhe mbrojtjen. Ata kanë të njëjtin synim, që është një Kosovë e pavarur, e pastër etnikisht dhe e njohur nga Serbia, një Serbi e dobët dhe e pakësuar, Republika Srpska e shfuqizuar dhe serbët e përçarë” – tha Vulin.
Sipas tij, do të mjaftonte të zgjidhej gjithçka nëse BE-ja do të ndalonte lëshimin e eurove për Kurtin derisa të vendoset funksionimi i papenguar i dinarit, por Unioni nuk do ta bëjë këtë.
Ai kujtoi se ekipi udhëheqës negociues i Qeverisë së Serbisë, kur u krijua kapitulli 35 në negociatat me BE-në, deklaroi qartë se kapitulli ishte vetëm një listë e pikave të përmbushura ose të paplotësuara nga dialogu i Brukselit dhe se nuk ishte zëvendësues për dialog ose një kapitull të pavarur.
“Dhe kjo është konfirmuar dhe pranuar si qëndrim i BE-së. Sot, gënjeshtarët nga BE-ja përdorin kapitullin 35 për t’i imponuar Serbisë detyrime të reja pa diskutim dhe për t’i imponuar Serbisë gjithçka që nuk arritën të fitojnë në negociatat me presidentin Vuçiq” – tha Vulin për “Novosti”.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse i frikësohet shpërbërjes totale të Republikës Srpska dhe nëse presidenti i saj Milorad Dodik është në gjendje t’i rezistojë presioneve të Amerikës, Vulin, i cili është edhe senator i RS-së, tha se nuk ka as më të voglin dyshim se Dodik do të rezistojë nga presionet nga perëndimi.
“Po përpiqen t’ia ndalojnë Dodikut pjesëmarrjen e hapur në zgjedhje dhe të njëjtën gjë po mundohen t’ia imponojnë Vuçiqit, vetëm fshehurazi. Gjithçka që bën RS është gjithmonë vetëm përgatitje për Serbinë. E di që presidenti Dodik do të durojë, ashtu siç e di që presidenti Vuçiq do të vazhdojë të mbrojë RS-në” – theksoi Vulin.
Ai theksoi se nuk mund të ketë shfuqizimin e RS përderisa Aleksandar Vuçiq udhëheq Serbinë.
“Vuçiq e them me qëllim, jo qeveria apo koalicioni. Vetëm përderisa Vuçiq të udhëheqë shtetin e Serbisë, ajo do të jetë një garantues i fortë i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe do të mbrojë RS. Nëse shumë politikanë të tjerë, duke përfshirë edhe koalicionin tonë, do të vendosnin për këtë, RS do të ishte shpallur shumë kohë më parë një barrë që duhet të lirohet” – tha Vulin.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...