Uncategorized

“I rrezikshmi” i Trump nesër viziton Kosovën – pasnesër Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 22 January 2020

I dërguari special i Preisdentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, këtë të entje do të vizitoj Kosovën.

Këtu është paraparë që Grenell të takohet me Preisdentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan gazeta inFokus.

Vizitën e Grenell në Kosovë e kanë konfirmuar zyrtarë të ambasadës amerikane për Radion Evropa e Lirë, e të cilët thonë që menjëherë pas Kosovës ai do të shkoj në Serbi.

-Advertisement-

Kjo vizitë vjen pas një marrëveshje të rëndësishme mes Serbisë e Kosovës që u arrit me ndërmjetësimin e Grenell, shkruan gazeta inFokus.

Kjo e cila ishte befasi më shumëkë, pasi nuk flitej për një gjë të tillë dhe e cila u bë publike vetëm kur u nënshkrua që avio-kompania Lufthansa të nis fluturimet Prishtinë – Beograd e anasjelltas.

E vet Presidenti Donald Trump ishte ai që përshëndeti këtë marrëveshje.

Ambasadori amerikan Grenell ka qëndruar në Kosovë në tetorin e vitit 2019, kur është takuar me Thaçin si dhe me liderët e tjerë politikë në Kosovë.

Nga presidenca e Kosovës, patën thënë aso kohe se Grenell ka deklaruar që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vendosë bazën për zhvillim ekonomik dhe do t’i kontribuojë mirëqenies së gjithë qytetarëve.

Në bisedimet me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatarin për qeverinë e re, Grenell pati theksuar se mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pengesa kryesore për investimet e huaja në ekonominë e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera