Lajme

I rrethuar nga ankesat e qytetarëve por Lladrovci bën fotografi në vendin ku u mbajtë protestë në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 24 June 2021

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar disa fotografi nga vendi ku të enjtën është protestuar, shkruan Gazeta Infokus.

Pas reagimit të një familje rreth pronës, Lladrovci ka thënë se mbetet i angazhuar për kthimin e pronës së uzurpuar.

“Komuna e Drenasit dhe unë si Kryetar, respektojmë secilën formë të reagimit qytetar apo protestave. Gjithashtu, dua ta ripërsëris se prona është e shenjtë, është e paprekshme, andaj, komuna dhe unë si kryetar, i qëndrojmë besnik këtij parimi me të gjitha mjetet ligjore. Ashtu siç e kemi kujdes ruajtjen e pronës së komunës dhe shfrytëzimin e saj me ligj”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Lladrovci shton se “të gjitha procedurat e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim që janë dhënë fundvitin e kaluar, kanë qenë transparente”./ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera