Rozë

I rrethuar gjithmonë nga modelet seksi/ Dan Bilzerian i jep fund beqarisë, por ndjekësit…

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 25 July 2022

Ka mjaftuar një postim në profilin e tij në “Instagram” që e gjithë vëmendja të kthehet tek ai. Është fjala për Dan Bilzerian, i cili me një foto që ka ndarë me miliona ndjekësit e tij, ka bërë që të flasin për të.

Në foton në fjalë, Dan-i shfaqet me partneren e tij dhelë të kuptohet se i ka dhënë fund beqarisë. “Mbreti i Instagram”-it shihet i veshur me një kostum të zi elegant, duke ecur përgjatë një piste në rivierën franceze, që është e dekoruar me lule të bardha.

Nga ana tjetër, partnerja e tij e supozuar ka përzgjedhur një fustan ngjyrë ulliri dhe mban në duar lule po ashtu të bardha.

-Advertisement-

“Më në fund e bëra”, ka shkruar Dan Bilzerian bashkëngjitur me foton që la pafjalë miliona ndjekësit.

Këta të fundit kanë qenë të befasuar dhe shumë prej tyre nuk besuan që Dan është martuar, marrë parasysh stilin e jetesës së tij.

Por kishte edhe të tjerë që e uruan për hapin e radhës që e ka ndërmarrë në jetë, megjithëse pritet të shihet se si do të jetë e vërteta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera