I riu shqiptar bën apel në mediat britanike për udhëtimin me gomone

Autori: Gazeta inFokus
23:05 | 18 March 2023
Një adoleshent shqiptar ka folur me të përditshmen britanike ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i frikshëm drejt Britanisë me gomonet e trafikantëve.
Rrjeti britanik shkruan se adoleshenti Florjan Dibra ashtu si qindra të tjerë kërkonte të realizonte fantazitë e tij për pasuritë që mund të bëhen duke punuar ilegalisht në Angli, kryesisht të nxitura nga trafikantët për rritjen e biznesit të tyre.
15-vjecari qëndroi për pesë muaj në Angli në një eksperiencë sipas tij të tmerrshme, teksa në intervistën me The Mail on Sunday, thoshte se mesazhi i tij ishte: ‘Mos shko në Britani!’ Ai pranonte se gushtin që shkoi i genjeu prindërve se do të shkojnë jashtë vendit për një periudhë të shkurtër.
Por kur arriti në Blegjikë, ai pagoi trafikantët 4,500 euro për ta marrë në lundrimin me gomone nga Franca drejt Dover.
Pa ditur shumë fjalë anglisht, Florjan thotë se ditët e tij në Angli ishin nga më të vetmuarat. “Isha shumë i trishtuar aty”, thotë Florani, i cili si një emigrant tipik nga Shqipëria nuk kishte ndërmend të kërkonte azil por shpresonte të punonte për të fitur para, si mekanik apo në një lavazh në komunitetet shqiptare të krijuara aty.
Mesazhi i tij për të “mos shkuar në Britani” vjen teksa qeveria e Londrës po kalon ligjin e ri të emigracionit ku mes të tjerave thuhet se të miturit e pashoqëruar, si Florjani – do të kthehen me detyrim në vend, shkruan Daily Mail.
Gazeta zbuloi emrin e emigrantit me ndihmën e policisë që dyshonte se familja e tij ka shkelur ligjin duke e dërguar qëllimisht për të punuar në Britani.
Rrjeti thotë se familja e tij pranoi të fliste me gazetarin në Tiranë, duke thënë se 99 përqind e të rinjve u besojnë reklamave të trafikantëve që u thonë se “mund të pasurohen shpejt në Britani”, prandaj shumë e bëjnë pa lejen e prindërve.
Në fund të shkollës sezonin e kaluar, Florjan kishte planifikuar nisjen e tij. Duke u gënjyer prindërve Sulejman e Valentina, ai tha se do të shkonte për dhjetë ditë me kushëririn 18-vjeçar për të takuar të afërm në Belgjikë.
“Shumë shokë të mi kishin shkuar në Angli për të punuar, edhe unë doja të ikja nga Shqipëria për të bërë të njëjtën gjë”, thotë Florjan sipas Daily Mail.
“Shkuam me autobus nga Tirana në Bruksel dhe morën një dhomë hoteli në Marigold Apartments.”
Por në dokumentet e policisë thuhet se dyshja kishte marrë një ditë më vonë një taksi drejt qytetit bregdetar verior francez Dunkirk, ku trafikantët ofrojnë kalime ilegale me gomone drejt Anglisë.
Florjani thotë se kishte marrë paratë borxh nga të afërm në Blegjike dhe rrjedhimisht ishin ngjeshur rreth 40 vetë në një gomone, ku kishte shqiptarë, arabë, iranianë e refugjatë të tjerë.
Pas arritjes në Britani ai tregon se u vendos në hotel nga autoritetet dhe më pas e dërguan të qëndronte me një familje Britanike, por ai nuk kishte pranuar dhe kishte kërkuar ndihmë te të afërm të tij në qytetin verior të Leeds, të cilët nuk i identifikonte për t’i mbrojtjur nga përgjegjësia penale.
Pasi kontaktoi me familjen e tij në Shqipëri, i riu u bind të kthehej, duke përfituar dhe nga afërta e autoriteteve prej 3000 paundë që u jepen të kthyerve për të rinisur jetën në vendin e origjinës, cilado qoftë mosha e tyre, sipas Daily Mail.
Ai tregon më vonë pendesën për tentativën e dështuar: “Shpresat që të punoja si mekanik janë shuar dhe gjithashtu theva zemrën e nënës e babait duke u nisur për Angli”.

Të tjera
-
Deputetët e VV-së regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen nesër në Ku...
-
Cilat produkte pritet të preken nga rritja e çmimeve në Austri pas tarifave të Trump?
Ndërsa BE-ja përgatitet të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj një game të gjerë t...
-
Trump: Presidenti kinez është i zgjuar dhe ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë
“Xi është një djalë i zgjuar dhe ne do të përfundojmë duke bërë një marrëvesh...
-
Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq
Analisti Arton Demhasaj u shpreh i bindur se Albin Kurti nuk hyn në seancë pa...
-
Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, vidhen një shumë e konsiderueshme parash
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë. ...
-
Koalicion PDK-VV? / Përgjigjet deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko” nuk e ka mohuar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë...
-
Deputetja e re e PDK-së sqaron spekulimet për fotografinë afër Kurtit në Kaçanik: I qëndroj besnike partisë sime
Deputetja e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, ka r...
-
Dërguti: Sjellja e Kurtit ndaj LDK-së, tipike e një dhunuesi
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se sjellja e kryeministrit në dety...
-
Mustafa: Dallime janë arsyeja se pse LDK-ja i tha jo takimit me VV-në
Gjatë të hënes Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ia ka dërguar nj...
-
“Ferronikeli” ndal punën deri në fundvit, redukton prezencën e punonjësve
Ndërmarrja “Newco Ferronikeli”, i ka njoftuar punëtorët e saj se pas një peri...
-
Koalicioni i ri i Gjermanisë me lajm jo të mirë për kosovarët që synojnë punësimin në shtetin gjerman
Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perënd...