Lajme

I riu njoftoi largimin nga Kosova, Gani Geci i lë një “amanet”: Mos e harro këtë vend të gjyshërve dhe stërgjyshërve tu

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 29 July 2021

I riu Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt, ka njoftuar se do ta lëshojë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë.

Ai shkruan se, këtë po e bënë për t’i ndihmuar familjes së tij.

“Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle”, ka shkruar Geci.

-Advertisement-

I riu nga Drenica është i afërm i ish-deputetit, Gani Geci. Ky i fundit i ka lënë një koment prekës në shkrimin ku ai njoftonte se do të largohej nga Kosova.

“Kudo qe shkon tu une une di qe do te jesh djal i dashtur nese vazhdon te jesh i tillë si keshtu ishe .

Udha e mbar te qoftë o sternip i Bajraktarit Ferat Geci.
Amanet e ke prej bacit Gani mos e harro ketë vend te gjysherve dhe stergjysherve tu.
Zoti të bekotë ty edhe Kosovēn”, ka shkruar ndër të tjera Gani Geci në komentin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera