Auto&Tech

Spiunohet Volkswagen Touareg SUV i ri 2018

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 09 June 2017

Gjenerata e tretë e Volkswagen Touareg do të bëjë hapa të mëdhenj në fushën e teknologjisë e dizajnit për të shtyrë para markën e tyre në tregun e SUV luksoz për të rivalizuar konkurrentët si Audi e BMW, transmeton Koha.net.

Në këto fotografi, të bëra nga ueb faqja automobilistike autoexpress, shfaqet Touareg krejtësisht të ri i cili do të debutojë në shtatorë në panairin e veturave në Frankfurt.

Volkswagen Touareg i ri do të jetë në mënyrë të konsiderueshëm më i madh pasi do të jetë i bazuar në arkitekturën e platformës së re MLB, ashtu sikurse Audi Q7 e Bentley Bentayga.

-Advertisement-

Platforma e re gjithashtu bie edhe motorët me katër dhe gjashtë cilindra, dy versione të 3.0 litërshit të ri V6 me naftë, i cili prodhon 215 kuaj fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera