Lifestyle

I realizoi dëshirën e fundit të ëmës në karrocë/ E ftoi të vallëzojë në dasmën e tij, tri ditë më vonë ndërroi jetë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 14 January 2021

Një djalë ka arritur që dëshirën e fundit të ëmës së tij të sëmurë t’ia realizojë, duke e ngritur nga karroca dhe ta ftojë në mes të dasmorëve për një vallëzim mes të ëmës dhe të birit në ditën e tij më të lumtur – martesën.

Terri Hightower, 57-vjeçe nga Clarksville, Tennessee, ishte diagnostifikuar me sëmundjen ALS e njohur ndryshe si e Lou Gehrigut gjatë dhjetorit të vitit 2019.

Por pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, ajo kishte ëndërruar të ndjekë nga afër martesën e të birit Scooter gjatë 9 tetorit dhe u befasua kur ai i organizoi një vallëzim për dyshen.

-Advertisement-

Për fat të keq ajo ndërroi jetë tri ditë më vonë, ndërsa videoja emocionale duke vallëzuar me të birin është bërë virale dhe deri më tani është shikuar nga 10 milionë njerëz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera