Rozë

I publikoi fotografitë para operacioneve plastike: Kim Kardashian duket krejt ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 07 July 2020

Karantina i ka shtyrë personazhet e showbiz-it të nxjerrin në pah shumë gjëra të cilat nuk i kishim ditur më parë. Këtë radhë ka qenë Kim Kardashian e cila ka publikuar disa foto të vjetra të saj.

39-vjeçarja shprehet në postimin e saj në Instagram, se këto janë disa nga kujtimet e saj më të mira, por shpresojmë që më vonë të mos pendohet për këtë veprim!

“Unë ruaj gjithçka dhe kam qenë duke organizuar fotot e mia gjatë karantinës dhe kam gjetur të gjitha fotot e mia të vjetra! Kaq shumë xhevahire të mira! Mbani mend ndonjë nga këto pamje? Ose djegien nga dielli që pësova në Meksikë. Shfletoni për të parë”, shkruan Kim.

-Advertisement-

Fotot i përkasin vitetve 2000 – 2010 dhe shohim një Kim ndryshe dhe më tepër natyrale, sigurisht para ndërhyrjeve të sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera