‘I presim që nga Lufta e Dytë Botërore’! Finlanda model për sigurinë kombëtare, e gatshme në rast të sulmit rus
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 31 Mars 2022
Finlanda nuk i trembet Rusisë. Vendi jeton me kërcënimin rus prej dekadash nën “gatishmëri luftarake” që prej Luftës së Dytë Botërore.
Nëse frika më e keqe e Evropës bëhet e vërtetë, se konflikti në Ukrainë do të përhapet në fqinjët e tjerë rusë, Finlanda do të jetë gati, raporton “Finacial times”.
Gatishmëria e finlandezëve buron nga “lufta brutale e Dimrit” të viteve 1939-1940, gjatë së cilës ata i rezistuan me sukses pushtimit sovjetik të territorit të tyre, shumë më gjatë sesa prisnin rusët. Në vitin 1940 u lidh Marrëveshja e Paqes në Moskë. Finlandezëve iu desh të dorëzonin 9 për qind të territorit të tyre rusëve duke përfshirë qytetin e tyre më kozmopolit, Vyborg, dhe një nga zonat kryesore të industrisë.
Pas kësaj, finlandezët bënë një betim: Kurrë më!
“Ne nuk e kemi harruar, është në ADN-në tonë,” thotë Presidenti Sauli Niinisto, duke treguar sondazhet që tregojnë se rreth tre të katërtat e finlandezëve janë gati të luftojnë për vendin e tyre, deri tani numri më i madh në Evropë.
Finlanda ka një forcë luftarake prej rreth 280,000 njerëz dhe 900,000 rezervistë të trajnuar. Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ata vazhduan të rekrutojnë të gjithë burrat që kanë përfunduar shkollimin. Ndërkohë, Helsinki mbajti shpenzime të forta për mbrojtjen edhe në vitet 1990 dhe 2000 kur të tjerët i zvogëluan.
Përkatësisht, Finlanda ka stoqe: të paktën gjashtë muaj të të gjitha lëndëve djegëse dhe drithërave të rëndësishme janë në stoqe strategjike, ndërsa kompanive farmaceutike kërkohet që të kenë stoqe të të gjitha barnave të importuara për një periudhë prej 3 deri në 10 muaj.
Ajo ka një mbrojtje të fortë civile. Të gjitha ndërtesat e mëdha duhet të kenë strehimoret e tyre bërthamore, ndërsa pjesa tjetër e popullatës mund të shfrytëzojë parkingje nëntokësore, (nën)pishina patinazhi dhe (nën)pishina noti që janë gati të kthehen në qendra evakuimi.
“Ne kemi përgatitur shoqërinë tonë dhe kemi qenë duke u trajnuar për këtë situatë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Tytti Tuppurainen, ministri i BE-së i Finlandës.
Pas tetë dekadash të jetesës së pari nën hijen e Bashkimit Sovjetik dhe tani Rusisë, rreziku i luftës në Evropë nuk i befasoi ata.
Por ajo që Finlanda e quan strategjinë e saj të “sigurisë gjithëpërfshirëse” është një shembull se si të gjitha vendet mund të krijojnë sisteme rigoroze për shoqëritë e tyre për të mbrojtur veten para kohe – jo vetëm nga potenciali për pushtim, por edhe nga fatkeqësitë natyrore, sulmet kibernetike ose pandemitë.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...






























