Lajme

I prekur nga vizita në Ukrainë, Borrell merr këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 09 April 2022

Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pas vizitës që pati në Ukrainë ku pa nga afër edhe vendet e krimeve mizore që u kryen nga forcat ruse, tha se tashmë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë.

Ai tha se 500 milionë euro shtesë i ka ndarë për ushtrinë ukrainase, si dhe paralajmëroi sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë edhe naftën, shkruan Gazeta Express.

“I prekur nga rezistenca, vendosmëria dhe mikpritja e presidentit Zelensky dhe kryeministrit Shmyhal. Po kthehem me një listë të qartë se çka duhet të bëj: Kjo luftë do të fitohet në fushëbetejë. 500 milionë euro shtesë nga EPF janë në proces. Dërgesat e armëve do t’u përshtaten nevojave të Ukrainës; Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin tonë ndaj Rusisë. Ne kemi vendosur tashmë sanksione masive, por duhet bërë më shumë në sektorin e energjisë, përfshirë naftën. Të hënën, po mbledh Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar Borrell në Twitter.

-Advertisement-

Borrell tha se Ukraina do të mbizotërojë dhe do të ngrihet edhe më e fortë dhe se BE-ja do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë, “në çdo hap të rrugës”.

Ai bashkë me presidentin e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkuan edhe në Bucha ku nga afër panë varret masive dhe vendin ku po raportohet se u krye masakër nga forcat ruse ndaj civilëve ukrainas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera